Financimi rus për PD-në, debate në Kuvend!

vovalbania September 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Financimi rus për PD-në, debate në Kuvend!

Lajmi i publikuar dje nga Zëri i Amerikës, bazuar në një raport të zbulimit amerikan, sipas të cilit në vitin 2017, përmes kompanive fantazëm, Rusia i dha rreth gjysmë milion dollarë Partisë Demokratike, sot çoi në debate në Kuvend. Në nisje të seancës plenare, deputeti socialist, Pandeli Majko tha se “drejtues e deputetë të selisë blu, duhet të japin llogari, se ky nuk është faj individual”. Përgjigja erdhi nga kreu i grupit parlamentar të PD-së. Enkelejd Alibeaj vuri në dukje se “kjo akuzë do të përgënjeshtrohet”.

Majko: Besoj që sot në kufijtë e 24 orëve, drejtuesit e Partisë Demokratike, me ose pa zyra e dinë shumë mirë që PD-ja ka marrë rreth 500 mijë dollarë nga fondet e rusëve. Mirë do të ishte që kur flasin për fondet europiane, të flasin edhe për fondet antieuropiane. Nuk mbyllet me ironi, përpara se t’i kërkoni Beqes sonë, po Beqes suaj dhe ky nuk është një faj individual, është një akuzë e konfirmuar nga administrata amerikane.

Alibeaj: Më në fund, Pandit i qenka shëruar goja se për çështje delikate, i vetmi që nuk duhet të fliste nuk duhet të ishe ti, se e di një gjë që është një makinacion që mungon sot, po si i vjetër në politikë, së paku prit dhe ca orë se do të përgënjeshtrohet dhe shko prapë te dentisti.

Majko: I respektoj shumë këta që kanë mjekër të bardhë dhe flokë të zinj e dua që të jetë kështu siç thonë këta, por po e përsëris edhe njëherë, ajo që keni diskutuar ju dhe mes veti, është një akuzë e cila dje u ripërsërit. Unë uroj që Basha të shkojë normalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partia që u krijua nga studentët, të mos ketë këtë akuzë!

Më herët, seanca e Kuvendit filloi me një minutë heshtje në nderim të Mbretëreshës Elizabeta e Dytë të Anglisë, e cila u nda nga jeta më 8 shtator në moshën 96-vjeçare, pas 70 viteve mbretërim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65698 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE