Franca paralajmëron qytetarët për kufizimin e energjisë elektrike: Mund të ketë ndërprerje me dy orë në ditë!
Qytetarëve francezë mund t’u duhet të kalojnë dy orë në ditë pa energji elektrike në një skenar të rastit më të keq të përshkruar nga operatori i rrjetit kombëtar të energjisë.
RTE, operatori i sistemit të energjisë elektrike në Francë dha një përmbledhje se si mund të duket një dimër ekstrem në të gjithë vendin, teksa banorët përgatiten për një kohë të vështirë pasi Rusia ndërpreu eksportet e gazit natyror në vendet e BE-së.
Një skenar është se nuk do të ketë probleme me furnizimin, por një dimër më i ftohtë se normali mund të bëjë që fabrikat të mbyllin disa nga linjat e tyre të prodhimit ose të ndërpresin prodhimin për një ditë të javës.
Shtëpitë franceze mund të përballen me ndërprerje të energjisë deri në dy orë, në mbrëmje ose herët në mëngjes, sipas një interviste të Thomas Veyrenc, drejtor ekzekutiv i RTE, dhënë për BFM TV .