Gjermania i kërkon Kosovës të flasë për Asociacionin e Komunave Serbe!

vovalbania September 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjermania i kërkon Kosovës të flasë për Asociacionin e Komunave Serbe!

“Marrëveshjet e arritura deri tani në dialogun Kosovë Serbi duhet të zbatohen”. Këtë kërkon i dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Sipas tij, procesi i dialogut ka mbushur më shumë se 10 vjet, ka ardhur  koha kur kërkohen rezultate konkrete. Emisari gjerman shkoi në Prishtinë ku takoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Besoj se është i qartë progresi që duhet të arrihet në bisedime. Kemi disa marrëveshje që nuk janë përfundimtare. Duhet të ballafaqohemi me problemet që janë trajtuar në marrëveshjet e Brukselit. Në fund na duhet marrëveshja për normalizim të plotë të nënshkruar nga të dy palët.

Njohja reciproke qëllim i dialogut

Përmbushjen e marrëveshjeve të nënshkruara nga Kosova, Sarrazin e shikon si pjesë të marrëveshjes finale.

Nuk duhet të ketë mungesë të vullnetit për dialog.

I pyetur rreth qëndrimit të qeverisë gjermane për njohjen reciproke Kosovë-Serbi, Sarrazin tha se këtë e ka bërë të qartë kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë vizitës në Ballkan.

Ndonjëherë, pala serbe flet për njohjen në anën negative, por është bërë krejtësisht e  qartë nga vizita e kancelarit Scholz në rajon, se njohja është qëllimi dhe presim nga Kosova të flasë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Eshtë thënë shumë qartë se kjo nuk përbën kërcënim ndaj shtetësisë së Kosovës.

Manuel Sarrazin ka shpresa nga samiti i Procesit të Berlinit në nëntor.

Samiti i Procesit të Berlinit që do të mbahet në nëntor do të jetë një shenjë për  të nxitur oreksin për këtë proces.

Manuel Sarrazin vizitoi Beogradin dhe Prishtinën vetëm pak ditë pas vizitës së emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili shoqërohej edhe nga dy këshilltarët e kancelarit Scholz e presidentit francez, Macron. Sarrazin deklaroi se “caktimi i këshilltarit gjerman që ta ndihmojë Lajçakun është mbështetje për dialogun” e sipas tij, “edhe në koalicionin brenda qeverisë gjermane, dialogu  është prioritet për qeverinë e Gjermanisë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65784 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE