Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë të Forcave të Armatosura shqiptare certifikohet nga NATO. Të gatshëm në çdo kohë për aleancën!

vovalbania September 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë të Forcave të Armatosura shqiptare certifikohet nga NATO. Të gatshëm në çdo kohë për aleancën!

Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë të Forcave të Armatosura shqiptare është certifikuar nga NATO si një strukturë operacionale e gatshme për t’u përdorur nga Aleanca, në çdo kohë.

Grupi i vlerësimit dhe monitorimit të Aleancës vëzhgoi stërvitjen e trupave shqiptare, e koduar si ‘Biz ’22’ , nga ku  u konfirmuan më pas si një strukturë të gatshme për t’u dislokuar kudo dhe kurdo krahë aleatëve të NATO-s.

“Mbi 1 mijë trupa dhe mbi 200 mjete ngritën sot siparin e stërvitjes më të madhe të Forcave të Armatosura, të koduar “Biza-22”, në të cilën do të aplikohen manualet më të mira në përdorim nga NATO.”

Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nëpërmjet një postimi në “Facebook”, duke ndarë dhe disa pamje të stërvitjes .

“Certifikohet me sukses nga NATO Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë në FT. Grupi i vlerësimit dhe monitorimit të Aleancës, gjatë stërvitjes “Biza ‘22” vlerësoi me sukses paraqitjen e Forcave tona të Armatosura. Me këtë arritje Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë konfirmohet si strukturë operacionale e gatshme për t’u përdorur nga NATO, në çdo kohë, denjësisht në krah të aleatëve tanë.”, shkruan Ministri në Facebook.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65770 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE