Nafta kontrabandë, replika të forta Salianji-Çuçi në Kuvend!

vovalbania September 15, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Nafta kontrabandë, replika të forta Salianji-Çuçi në Kuvend!

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka bërë me dije se do të informojnë vendet partnere për thyerje të embargos së naftës, duke thënë se në vendin tonë po kontrabandohet naftë dhe se qeveria nuk ka asnjë reagim.

Nga ‘Foltorja’ e Kuvendit, Salianji tha se ditët e fundit janë kapur anije me naftë kontrabandë në vendin tonë, teksa nuk ka përpara drejtësisë asnjë përgjegjës.

“U kap dhe e kemi denoncuar, në Shqipëri bëhet kontrabandë nafte, ndërkohë ju thoni, ca ndodh këtu, pse nuk ka asnjë emër, kush janë porositësit e naftës libiane, 5 kompani kanë të drejtë të importojnë, kush ua ka mbyllur gojën. Si ka mundësi që vjen një anije me mijëra ton të arrestuar janë disa të huaj, e njëjta skemë e përdorimit të pushtetit për të bërë ligje për oligarkët. Do informojmë vendet partnere se keni thyer embargo për naftën europiane, dhe do ngrini duart, kjo është situata në Shqipëri, e cila e ka bërë për fat të keq, që kostot i merr Shqipëria, për shkak të krimit të organizuar, drogës dhe kontrabandës”, tha Salianji.

Ndalur te aksioni i qeverisë për sekuestrimin e objekteve pa leje, tha se duhet të kallëzohet penalisht kryetari i Bashkisë ku është zbuluar ndërtimi.

“Pastrohen të ndërtimet që janë dhjetëra kate, dilnit në çdo cep dhe thonit kallëzojmë penalisht për kryetarin e Bashkisë X, po sot pse s’e bëni këtë, tjetër i keni future në burg për një avlli pa leje, ndërkohë të tjerët shkojnë më parë inspektorët tuaj për të marrë ryshfet, ju nuk keni thënë gjysmë fjale, po i shmangni zbatimin e ligjin”, përfundoi Salianji.

Vetëm pak ditë më parë, u kapën në Durrës 2275 ton naftë kontrabandë me anije çisternë nga Libia në Shqipëri.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i është përgjigjur deputetit demokrat Ervin Salianji për anijen e kapur në Durrës me naftë kontrabandë. Çuçi i tha Salianjit se nuk mund të drejtojë dot gishtin kundër policisë ditën që ajo bëri operacionin, por duhet ta përgëzojë atë për punën. Ndërkaq, shtoi se nëse kanë pasur informacion më parë duhet të kishin sinjalizuar.

“E para ka të bëjë me sekuestrimin e anijes me karburant. Ngrini gishtin ndaj policisë dhe qeverisë ditë kur qeveria  sekuestron dhe fut në burg trafikantët. Të paktën thoni bravo por kemi sinjalizime që k ndodhur më para, por thoni të paktën bravo për operacionin që keni bërë. Nuk luftohet krimi trafiku pa partnerët. Se ngren dot gishtin kundër ditën që ata verojnë”, tha Çuçi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE