Njihuni me ZEM, makina elektrike që jo vetëm nuk ndot, por pastron ajrin teksa është në levizje! (Video)
Holanda ka krijuar automjetin e parë që absorbon karbon dhe pastron ajrin teksa është në lëvizje.
Imagjinoni teksa i jepni makinës mbrapa një kamioni me naftë që nxjerr re tymi në ajër dhe automjeti i juaj i ri plotësisht elektrik, pastron emetimet e tij të karbonit. Kjo ëndërr së shpejti mund të bëhet realitet.
Një ekip prej 35 studentësh nga Universiteti i Teknologjisë i Eindhoven në Holandë ka krijuar një automjet me Lëvizshmëri Zero Emetim (ZEM) – një EV plotësisht elektrike, me bateri që kap dioksidin e karbonit (CO2) teksa lëviz.
Studentët u ngarkuan të krijonin një makinë me emetim zero, por e çuan më tej, duke zhvilluar një filtër unik që mund të thithë karbonin, duke pastruar ajrin.
Sipas vlerësimeve të ekipit, ZEM përdor dy filtra që mund të kapin deri në 2 kg CO2 ndërsa EV-ja udhëton më shumë se 32 mijë kilometra. Edhe pse kjo mund të mos duket shumë, rreth 10 ZEM mund të thithin po aq karbon sa një pemë mesatare.
Ekipi është në procesin e marrjes së një patente për filtrin e tyre të CO2 me plane për të rritur kapacitetin në vitet e ardhshme.
WATCH: This sporty all-electric car called ZEM, for zero emission mobility, captures more carbon than it emits https://t.co/whI55WPELy pic.twitter.com/TslLvyfoCI
— Reuters Business (@ReutersBiz) September 15, 2022