Për aventurierët, ju njohim me rulotën e cila shndërrohet në anije!

vovalbania September 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për aventurierët, ju njohim me rulotën e cila shndërrohet në anije!

Caracat është një rulotë fantastike e cila mund të lëvizë si në rrugë ashtu dhe në ujë. Caracat transformohet në një anije që lundron në det, oqeane apo edhe ne asfalt si një mjet luksoz. Ky mjet hibrid që shitet për 130 mijë euro me çmimin fillestar, me disa orendi shtesë mund të kap vlerën e 300 mijë eurove.

Gjithçka çfarë nevojitet është që ta përdorni si rimorkio në makina dhe ta tërhiqni deri në ujë, ku më pas aktivizohet motori elektrik që lundron me shpejtësi prej 30 kilometra në orë. Prodhon 25 kuaj-fuqi dhe po cilësohet shumë e përshtatshme, në veçanti për ata që duan aventurë siç në rrugë ashtu dhe në ujë. Kjo rulotë u prezantua në fillim të këtij muaji në panairin e mjeteve lundruese në Dusseldorf të Gjermanisë.

Brenda ka kuzhinë, dhomë gjumi si dhe hapësirë për deri në 10 persona, që mund të argëtohen duke shijuar në maksimum peisazhet kur janë në ujë. Çdo model është pajisur me sistemin që e rrit dhe zvogëlon atë. Caracat 66 që konsiderohet si më i vogli është 6.6 metra e gjatë, Caracat 76 ka madhësi të mesme prej 7.6 metra dhe Caracat 86 që është 8.6 metra.

Rikujtojmë, se një kompani me bazë në Kanada prezantoi projektin e saj ambicioz për ndërtimin e një mjeti udhëtues që i përngjan shumë një treni, i cili do të udhëtojë me shpejtësi deri në 1000 km në orë. Një maket i “FluxJet” u prezantua nga kompania TransPod në Toronto dhe për shumë njerëz ky mjet hibrid ‘aeroplan-tren”, mund të jetë e ardhmja e udhëtimeve për njerëzimin. Shpejtësia e madhe bazohet në parimin e ngjashëm me konceptin “hyperloop” i bërë i famshëm nga sipërmarrësi amerikan Elon Musk. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE