Përhapen flakët në Dukat të Vlorës, zjarrfikës e banorë angazhohen për shuarjen e zjarrit!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Përhapen flakët në Dukat të Vlorës, zjarrfikës e banorë angazhohen për shuarjen e zjarrit!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/09//perhapen-flaket-ne-dukat-te-vlores-zjarrfikes-e-banore-angazhohen-per-shuarjen-e-zjarrit.jpg)
Një zjarr me përmasa të madha është duke u përhapur në zonën e fshatit Dukat, në rrethin e Vlorës.
Zjarri i ndihmuar dhe nga era vijon të djegë kryesisht shkurre që ka mali i Dukatit. Për shuarjen e flakëve kanë shkuar forcat e zjarrfikëseve por dhe banorë.
Ditën e sotme ka pasur disa vatra zjarri në rrethin e Vlorës, ku para dy orësh në Jonufër zjarrfikësit kanë shuar një tjetër vatër zjarri.
Sipas zjarrfikëseve kjo është dhe periudha ku barinjtë apo dhe personat që kërkojnë të mbijë bari i ri i vendosin zjarrin, por pa menduar pasojat që ai mund të shkaktojë.