Rrushi i zi dhe përfitimet shëndetësore nga konsumimi i tij!
Për ata që vuajnë nga diabeti, tanimë e dinë shumë mirë se ka një sërë mënyrash për të kontrolluar sheqerin në gjak duke përfshirë ilaçet, ndryshimin e dietës, humbjen e peshës dhe më shumë ushtrime. Megjithatë, një studim i fundit i botuar në “Journal of Nutrition”, ka zbuluar se marrja e ekstraktit të rrushit të zi çdo ditë mund të ketë një ndikim të rëndësishëm te pacientët me diabet të tipit 2. Në mënyrë të veçantë hulumtimi i kryer nga Universiteti John Moores i Liverpool-it provoi përdorimin e një ekstrakti të rrushit të zi të Zelandës së Re të quajtur CurraNZ.
Si pjesë e provës, 25 pjesëmarrës mbipeshë morën 600 mg CurraNZ ose një placebo çdo ditë për 8 ditë. Suplementet u morën përpara se të hanin një vakt të pasur me karbohidrate, me shumë yndyrë dhe më pas vazhduan aktivitetet e tyre normale ditore dhe konsumonin ushqimet e tyre të zakonshme. Ndjeshmëria ndaj insulinës dhe shënuesit e inflamacionit u vlerësuan në ditën e shtatë, ndërsa nivelet e sheqerit në gjak pas ngrënies u kontrolluan në ditën e tetë. Ai zbuloi se ndjeshmëria ndaj insulinës ishte përmirësuar me 22%.
Kjo ishte domethënëse sepse ndjeshmëria e lartë ndaj insulinës çon në uljen e sheqerit në gjak. Nivelet e sheqerit në gjak pas mëngjesit dhe drekës u ulën përkatësisht me 9% dhe 8%. Rikujtojmë, se së fundmi, shkencëtarët theksojnë se kanë zbuluar se qepa ul nivelin e sheqerit në gjak në 50%. Gjetjet të cilat janë prezantuar në takimin vjetor të “The Endocrine Society” në San-Diego, në muajin gusht kanë zbuluar që qepa mund të ulë nivelin e lartë në gjak dhe nivelet e përgjithshme të kolesterinës kur merret me metforminë.