Sa me fat! Kështu ‘i kërkon Dagz të falur’ Einxhel!

vovalbania September 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sa me fat! Kështu ‘i kërkon Dagz të falur’ Einxhel!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali. Ka qenë shoqëria e tyre ata që kanë postuar fotot e para nga festa e organizuar në një mjedis të hapur dhe zbukuruar me tullumbace të bardha që me zbulimin e surprizës u shtuan dhe ato në ngjyrë blu.

E këto ditë para se të bëhen prindër duket se çifti po i shijon duke pushuar në jug të Shqipërisë. Por, mesa duket Einxhel paska një problem me Dagz, i cili zgjohet vonë në mëngjes. Por, padyshim si një xhentil i vërtetë, ai di si t’i rregullojë ‘gabimet e tij’ dhe e ka surprizuar partneren e tij me një vakt shumë të veçantë në pishinë. Këtë na e ka treguar vetë Einxhel me anë të disa Instastory-ve.

Einxhel dhe Dagz kanë bërë plot 8 muaj që janë bashkë dhe përveç faktit që na kujtuan se koha fluturon, po ashtu na treguan se nuk mund të ishin më të ëmbël me njëri-tjetrin me dedikimet e tyre në këtë ditë të veçantë për ta. Në një postim në Instagram ku Einxhel shfaqej me barkun e rrumbullakosur mbi një njëbrirësh, në shoqërinë e partnerit të saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65098 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE