Sulmet e fundit, Kosova themelon Agjencinë për Sigurinë Kibernetike!

vovalbania September 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulmet e fundit, Kosova themelon Agjencinë për Sigurinë Kibernetike!

Në mbledhjen e radhës, Qeveria e Kosovës miratoi projektligjin “Për sigurinë kibernetike”, draft përmes të cilit themelohet edhe Agjencia për Siguri Kibernetike. Kryeministri Albin Kurti tha se projektligji “Për sigurinë kibernetike, përcakton parimet për parandalimin e sulmeve kibernetike në Kosovë”.

Ky ligj ka për qëllim që të përcaktojë parimet e sigurisë kibernetike, si dhe masat për parandalimin e sulmeve kibernetike në Kosovë. Përmes këtij projektligji themelohet Agjencia për Sigurinë Kibernetike, që do të jetë institucioni kyç përgjegjës për caktimin dhe zbatimin e masave për siguri kibernetike në Kosovë. Kjo agjenci do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve nacionale në fushën e sigurisë kibernetike.

Agjencia do të ketë për detyrë të monitorojë, inspektojë dhe koordinojë aktivitetet e institucioneve për sigurinë kibernetike në vendin tonë, si dhe do të ndërmarrë masa në rast të mos zbatimit të obligimeve të parapara me këtë ligj. Detyrë me rëndësi e Agjencisë do të jetë reagimi ndaj kërcënimeve dhe incidenteve në hapësirën kibernetike të Kosovës.

Po në mbledhje qeverie, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se ditët e fundit, institucionet e Kosovës janë përballur me sulme kibernetike, duke pamundësuar shërbimet për qytetarët. Sveçla vlerësoi se projektligji do të krijojë bazë ligjore për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik.

Siç edhe jemi dëshmitarë, ditëve të fundit jemi ballafaquar me sulme kibernetike që kanë shkaktuar herë pas herë pengesa në shërbimin e internetit brenda institucioneve, por që kanë ndikuar edhe në pamundësinë e herë pas hershme të qasjes në shërbime, tendenca këto që rrezikojnë funksionimin e shërbimeve. Në këtë drejtim, përmes këtij ligji do të krijohet baza ligjore për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik.

Në këtë mbledhje të qeverisë së Kosovës janë miratuar edhe projektligjet për Prokurorinë Speciale dhe për Prokurorin e Shtetit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE