Gjykata e Lartë “rrëzon” Metën, lë në fuqi pushimin e hetimit për Dvoranin!
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme, GJKKO-së për pushimin e hetimit për ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Në këtë mënyrë, kjo gjykatë rrëzoi rekursin e Ilir Metës për Dvoranin.
Pasi GJKKO vendosi të pushojë çështjen, ish-presidenti Ilir Meta vendosi që të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që kjo e fundit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Meta e bëri kallëzimin e tij në SPAK më 18 shkurt të 2020-ës, ndërsa e akuzoi Dvoranin si shkelës të ligjit dhe të Kushtetutës. Më 23 nëntor 2021, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, GJKKO rrëzoi kallëzimin e Presidentit të Republikës për ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
GJKKO vendosi sot pushimin e çështjen ndaj ish-kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, kallëzuar nga Ilir Meta.
Në një tjetër zhvillim, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, sot vendos për fatin e Etleda Çiftes. Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, akuzohet për “Deklarim të rremë pasurie” e “Falsifikim” kontratash. Ndërsa vijon të japë vendime si trupë gjykuese e KPK-së, SPAK-u kërkoi një vit burg dhe pezullimin e saj nga detyra.