Armina Mevlani na zbulon më shumë detaje për dasmën e saj!

vovalbania September 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Armina Mevlani na zbulon më shumë detaje për dasmën e saj!

Armina Mevlani është një blogere shumë e njohur që njihet për stilin e saj shumë të veçantë në të veshur dhe ndër të famshmet që ka arritur t’i rezistojë ndërhyrjeve estetike. Bukuroshja kurrë nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj, rreth mënyrës se si vishet, kurohet e të tjerë.

Teksa së fundmi të gjithë e kemi parë Arminën edhe si bashkëprezantuese në emisionin ‘Goca dhe Gra’ që transmetohet në Top Channel, para disa episodesh të këtij sezoni të ri, ekskluzivisht për Top Channel, blogerja tregoi se ka nisur përgatitjet për dasmën e saj me partnerin Shkëlzen Berisha që do të bëhet në fund shtatori ose fillim tetori të këtij viti.

E vetëm pak orë më parë me anë të një ‘bisede online’ me ndjekësit një prej tyre e ka pyetur se kur do të jetë dita e dasmës dhe si do të duket fustani i saj, por Armina nuk na zbuloi më shumë detaje veçse një prej stilisteve të fustanit të saj e cila nuk është shqiptare.

Mund të them që është një krijim i saji (e etiketon). Do jenë edhe dy stilistë shqiptarë gjithashtu që më kanë nderuar me krijimet e tyre.

Lidhja mes Arminës dhe Shkëlzenit është një ndër më të përfolurat dhe të diskutuarat në showbiz. Vetë blogerja dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk para postojnë shumë momente së bashku duke ruajtuar paksa intimitetin mes tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65769 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE