Çfarë po ndodh me çiftin e njohur? Po luajnë me “letra të hapura!” Përfliten prej kohësh për një lidhje, Evi Reçi bën veprimin e papritur ndaj Kledi Hysës (FOTO)
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Çfarë po ndodh me çiftin e njohur? Po luajnë me “letra të hapura!” Përfliten prej kohësh për një lidhje, Evi Reçi bën veprimin e papritur ndaj Kledi Hysës (FOTO)](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/09//cfare-po-ndodh-me-ciftin-e-njohur-po-luajne-me-letra-te-hapura-perfliten-prej-kohesh-per-nje-lidhje-evi-reci-ben-veprimin-e-papritur-ndaj-kledi-hyses-foto.jpg)
Romanca e Evi Reçit me Kledi Hysën prej kohësh ka marrë “dhenë” në rrjetet sociale.
Ndonëse dyshja kanë vijuar të mos bëjnë ndonjë deklaratë publike, veprimet e tyre shpesh herë i kanë nxjerrë zbuluar. Pas shfaqjes krah për krah me njëri tjetrin në protestën e disa ditëve më parë në Tiranë, për rastin e përdhunimit të 11-vjeçares, së fundmi moderatorja, njëkohësisht edhe këngëtarja ka bërë një lëvizje të rradhës kundrejt modelit në Instagram.
Ditë e djeshme ish-banori i “Big Brother Vip” ka festuar ditëlindjen e tij të 39-të. Nëse menduat se ka munguar një reagim nga ana e Evit, po ju tregojmë të kundërtën.
Në vazhdimësinë e mesazheve të koduara, moderatorja ka ndarë në Instastoryn e saj një foto të saj bardhë e zi, ku krahas shkruan: “Gëzuar”-shoqëruar me gota shampanje. Ajo ka vendosur edhe një emoji plasëse për ditëlindje, duke lënë të kuptohet se ky është reagimi i saj publik për Kledin.
Kujtojmë që thathethemet për çiftin nisën fillimisht në rrjet kur qarkulluan foto të dy personazheve nga vende të njëjta, më pas udhëtimi i Evit në Austri, dhe intervistat e tyre konfirmuan të gjitha dyshimet.
Pak kohë pas njohjes nisi edhe lidhja e tyre, që për publikun nisi të zbulohej nga rrjetet sociale, por nga miqtë e afërt të tyre, dihej që në ditët e para. Evi ka qenë e ftuar në “Netët e klipit shqiptar” ku ka rrëmbyer edhe një çmim, atë të “Klipit më të mirë qytetar”. Dhe çmimin ia dorëzoi pikërisht Kledi.