Fjoralba Ponari e dashuron idenë e të qenurit mama, por ka shumë arsye që e pengojnë…

vovalbania September 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fjoralba Ponari e dashuron idenë e të qenurit mama, por ka shumë arsye që e pengojnë…

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.

Fjoralba rrallëherë flet apo poston në rrjete sociale momente me të dashurin e saj, por kur e bën sigurohet të na i bëjë sytë me zemra. E teksa prej kohësh tanimë, dyshja jetojnë të lumtur së bashku mund që të presim një hap më të madh si përshembull një fëmijë prej tyre dhe pikërisht për këtë janë kuriozë ndjekësit, por duket se kjo nuk është në planet e bukuroshes.

E dashuroj idenë e të pasurit një fëmijë për 5 sekonda, por pastaj ftillohem sepse angazhimet, synimet dhe shëndeti im mendor thonë jo!

Para pak ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali. E nuk mund të mungonin disa fjalë nga ana e Fjoralbës, e cila dihet tanimë se ka një miqësi shumë të ngushtë me Einxhel. Prezantuesja me anë të një postimi në Instagram teksa na ka treguar disa momente nga festa, krahas i ka dedikuar vogëlushit që pritet të vijë në jetë fjalët më të ëmbla.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE