Ndjekësit i kërkojnë Einxhel Shkirës të mos publikojë foto me barkun e rrumbullakosur, si përgjigjet moderatorja
Pas disa lajmeve dhe ironizimeve të mediave nga ana e saj, Einxhel Shkira më në fund konfirmoi shtatzënëinë një muaj më parë përmes një videoje në rrjetet sociale.
Që pasi e bëri publike shtatzëninë e saj, moderatorja ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, duke postuar foto dhe dedikimi për fëmijën që po pret. Ndërsa së fundmi ajo ka zhvilluar edhe një ‘baby shoëer’ ku publikoi edhe foto dhe video në rrjetet sociale. Por, me sa duket ndjekësit po i kërkojnë të mos e tregojë më barkun. Këtë e ka bërë të ditur vetë moderatorja me një postim ku tregon se ka marrë shumë mesazhe që i thonë të ruhet nga “syri i keq” dhe me të drejtë bën thirrje që të mos i përcjellin energji të tilla sepse sado që ajo të ruhet nga këto bestytni, nuk mund të ngujohet në shtëpi në mënyrë që të mos e tregojë barkun.
Statusi i plotë:
Si fillim ju falenderoj shumë për çdo urim, fjalë të mirë e këshillë pa e vënë në diskutim qëllimin e mirë në secilën prej tyre. Por kam lexuar komente e mesazhe ku sugjeroni, gati-gati në lutje që të mos ekspozoj në foto barkun se tani ‘si nënë e kupton vetë ti’ (?!). Unë kuptoj dhe nënkuptoj shumë gjëra dhe pikërisht për hir të këtyre bestytnive shpeshherë jam bërë paranojake… Ama të dashura gra e nëna, po nëse dikujt i duhet të punojë në ekran gjatë shtatzënisë dhe barkun ja shohin me mijëra e miliona sy?! Po nëse gjatë asaj periudhë bëjnë foto veshjesh shtatzëna për punë dhe ato sërish shihen nga pafund sy…dhe akoma më e zakonshme, mjafton një ditë në plazh që barku të shihet nga dhjetra sy…Ju lutem boll përcollët energji të tilla dhe bestytni që në vend të na ndihmojnë thjesht të shtojnë ankthin! Mbase është idiotllik, por edhe unë besoj te syri, ama çdo gjë ka një limit, se s’do ngujohemi në shtëpi tani që të jemi të mbrojtur nga syri keq