Radha në ceremoninë mortore të mbretëreshës Elizabeth II, 710 persona kërkuan ndihmë mjekësore!
710 persona kanë marrë shërbim mjekësor, ndërsa presin në radhë për të parë ceremoninë mortore të Mbretëreshës Elisabeth II.
Shërbimi i Ambulancës në Londër (LAS) paralajmëron ata që i bashkohen radhës që të marrin masa për shkak të motit të ftohtë.
Një prej punonjësve të shërbimit tha se deri në mesnatën e fundit të së premtes, ishin trajtuar 710 persona përgjatë rrugës ku britanikët mbajnë radhën. Kjo përfshin:
291 pacientë të mërkurën, nga të cilët 17 janë dërguar në spital
144 pacientë të enjten , nga të cilët 25 janë dërguar në spital
275 pacientë të premten , nga të cilët 39 janë dërguar në spital.
Ka shqetësime se numrat mund të rriten gjatë natës të shtunën, me temperaturat që do të bien sërish. Mbrëmë ka pasur temperatura minimale prej 5 gradë C, sipas Zyrës Meteorologjike.
Darren Farmer, drejtor për operacionet e ndihmës së shpejtë, këshilloi këdo që mendon t’i bëhet pjesë radhës që të marrë medikamente, veshje të përshtatshme, të pijë shumë ujë dhe të hajë rregullisht.