Shenjat e zodiakut janë ‘të urtë e të butë’ vetëm nëse nuk i provokoni me këto veprime!

vovalbania September 17, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Shenjat e zodiakut janë ‘të urtë e të butë’ vetëm nëse nuk i provokoni me këto veprime!

Shpesh na ndoh të habitemi nga fakti se dikush zemërohet pa një arsye të dukshme. Për të evituar zemërimin, Horoskopi na jep këshilla të vlefshme dhe praktike në bazë të shenjës zodiakale të personit me të cilin kemi të bëjmë.

Dashi

Nga natyra, Dashi zemërohet për çdo gjë. Madje, mund të nervozohet edhe për mënyrën tuaj të të ngrënit apo frymëmarrjes. E megjithatë, zemërimi i një Dashi zgjat maksimumi 5 minuta.

Demi

Qetësia e Demit mund të të mashtrojë, pasi do mendoje se është gjithnjë ashtu pavarësisht asaj që bën ti. Respekto fjalën e dhënë, mos anulo një takim në minutën e fundit dhe mos i ndrysho zakonet e tij/saj.

Binjakët

Një Binjak është njeri që do të bëjë shaka, të qeshë, të provokojë, të luajë me ironi dhe sarkazëm deri sa, në një pikë, nxehet. Është i paparashikueshëm dhe për të mos e zemëruar, duhet të qeshësh me të gjitha batutat e tij/saj.

Gaforrja

Gaforrja nuk zemërohet shpejt dhe kur kjo ndodh, të ‘përplas në fytyrë’ të gjitha emocionet e veta negative. Për të evituar zemërimin e Gaforres, ki respekt për njerëzit e shtrenjtë të tij/saj.

Luani

Duke qenë shenjë zjarri, Luani ka një natyrë impulsive dhe agresive. Por, di të jetë edhe zemërgjerë dhe të falë. Për të evituar zemërimin e Luanit, mbulojeni me komplimente para se t’i thoni ‘gabimin’ që keni bërë.

Virgjëresha

Dihet se shenja e Virgjëreshës është shumë e përpiktë. Ndaj, është e thjeshtë të kuptosh se cilat janë sjelljet që duhet të shmangni, për të mos zemëruar një Virgjëreshë. Evitoni rrëmujën nëse bashkëjetoni me një Virgjëreshë.

Peshorja

Shenja e Peshores është e famshme për diplomacinë e saj. Është gjithnjë në kërkim të ekuilibrit dhe të paqes së brendshme, por pikërisht për këtë arsye nervozohet thellësisht, kur dikush përpiqet me çdo kusht ta përfshijë në zënka.

Akrepi

Nuk ekzistojnë mënyra që të mos e nevrikosin një Akrep. Mund t’ju përgjigjet me tone agresive edhe po t’i thuash se e do shumë, apo nëse përpiqesh të bësh diçka për t’i rikthyer buzëqeshjen.

Shigjetari

Për të shmangur zemërimin e Shigjetarit, mos vër në dyshim dijet dhe njohjet e tij, mos e pengo në punë, mos i kërko të shpenzojë apo të të ofrojë darkën.

Bricjapi

Dikush thotë se Bricjapi nuk ka ndjenja as në të mirë e as në të keq. E vërteta është se nuk do t’i manifestojë ato. Kur zemërohet, bie në qetësi totale, duke të bërë të ndihesh totalisht në siklet.

Ujori

Shpesh Ujori shihet si njeri moskokëçarës që nuk do t’ia dijë për asgjë dhe për askënd, ama kur zemërohet, mund të hedhë pjata dhe gota nga dritarja apo të zgjojë të gjithë lagjen me ulërima.

Peshqit

Peshqit argëtohen duke provokuar njerëzit me të cilët kanë marrëdhënie dhe për të evituar debate të ndezura, do ishte mirë të shmangnit kunjat që ju hedh. Kur ndjeshmëria e Peshqve lëndohet, e merr vesh gjithë bota mbarë, falë ankesave të tij/saj. Për ta qetësuar do duhen shumë përkëdheli dhe vëmendje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65098 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE