I frikësuar se ka diçka mes Gigi Hadid dhe DiCaprios, Zayn Malik kërkon të rikthehet me modelen
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![I frikësuar se ka diçka mes Gigi Hadid dhe DiCaprios, Zayn Malik kërkon të rikthehet me modelen](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/09//i-frikesuar-se-ka-dicka-mes-gigi-hadid-dhe-dicaprios-zayn-malik-kerkon-te-rikthehet-me-modelen.jpeg)
Ish partneri i Gigi Hadid, Zayn Malik nuk i ka pritur mirë spekulimet se ajo ka nisur një romancë me Leonardo DiCaprio. Ish-anëtari i grupit “One Direction” ka një marrëdhënie të shëndetshme prindërore me nënën e vajzës së tij, por ai shpreson të ribashkohet me të, raporton Hollywood Life.
“Zayn ka ende shpresa për t’u ribashkuar me Gigi-n, ata kanë një marrëdhënie të mirë tani për hir të vajzës së tyre, por ai e ka bërë të qartë se do të donte një mundësi tjetër me të. Ndaj këto lajme për të dhe Leo-n e kanë mërzitur shumë”, u shpreh një burim pranë këngëtarit të famshëm.