Vijon paqëndrueshmëria e motit, por sot ka përmirësim të ndjeshëm krahasuar me dje!

vovalbania September 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vijon paqëndrueshmëria e motit, por sot ka përmirësim të ndjeshëm krahasuar me dje!

Për ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike, por me një përmirësim krahasuar me dje. Fillimisht dominojnë alternime vranësirash mesatare deri të dendura e kthjellimesh. Në orët e mesditës, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpas’hershme, me intensitet të ulët. Pasdite, na pret mot i kthjellët në të gjithë territorin e me vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Temperaturat variojnë në vlerat nga 10 deri në 27 gradë celcius.

Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) bën të ditur se reshjet e mëdha që përfshinë vendin, përgjatë orëve të fundit, kanë rritur ndjeshëm prurjet në kaskadën e Drinit. Sipas KESH-it, rezerva energjetike u rrit me 21 GWh, duke shkuar 461 GWh, nga 440 GWh që ishte më 15 shtator, ndërsa prodhimi nga kaskada është rreth 5000 MWh.

Rritja e prurjeve nisi në orët e para të mëngjesit tw djeshëm si rezultat i reshjeve të rëna me intensitet shumë të lartë. Konkretisht për 8-orë janë regjistruar në Fierzë 296 mm reshje, në Zogaj 213 mm, në Dragobi 43 mm dhe në Theth 62 mm”, bën të ditur KESH. Kompania mori masa që nga data 11 shtator, duke ndaluar plotësisht prodhimin nga HEC-i i Fierzës, duke ulur nivelin e HEC-it të Komanit në 165.97 m dhe Vaut të Dejës në 72.65 m, përpara nisjes së reshjeve me qëllim përpunimin e prurjeve anësore në Koman dhe Vaun e Dejës, si dhe krijimit të një rezerve hidrike në Fierzë.

Gjithashtu përveç rritjes së prurjeve, KESH pret që kërkesa e Furnizuesit të Tregut të Lirë (FTL) do të pësojë rënie, si pasojë e uljes së temperaturave, duke reduktuar dhe prodhimin nga kaskada e Drinit.

Të dhënat për datën 17 shtator, ora 10:00:

Niveli në Fierzë: 268.61 m
Niveli në Koman: 167.76 m
Niveli në Vau Dejës: 72.62 m

Prurjet në Fierzë: 1000 m3/s
Prurjet në Koman: 700 m3/s
Prurjet në Vaun e Dejës: 40 m3/s

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65771 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE