Aktorja Kate Winslet lëndohet gjatë xhirimeve të filmit të ri, përfundon në spital!

vovalbania September 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktorja Kate Winslet lëndohet gjatë xhirimeve të filmit të ri, përfundon në spital!

Aktorja hollivudiane, Kate Winslet, ka mbërritur së fundmi në Kroaci ku po xhiron filmin e saj të ri, por është parë para spitalit në Dubrovnik për shkak të disa lëndimeve në xhirime. Fituesja e çmimit Oscar, është dërguar me furgon, ndërsa me të kanë shkuar edhe disa persona. Sipas burimeve Winslet ka lënduar këmbën.

Këto janë fotot e para të saj të realizuara në Kroaci pasi u bë e ditur se aktorja do të xhirojë një film pranë këtij destinacioni turistik. Në xhirimet me Winslet janë edhe aktorët Jude Law e Marion Cotillard, ndërsa është fjala për një film, historia e të cilit sillet rreth Lee Miller, fotografes legjendare të revistës Vogue, e cili portretizohet nga Kate.

Ndërkaq, kur dëgjojmë për Kate Winslet, mendja jonë zakonisht kthehet te filmi Titaniku. Por përtej asaj performance, e cila e ndihmoi filmin të fitonte një Oscar, Kate është një grua që ka përligjur bukurinë natyrore dhe është bërë një shembull për ne që të mësojmë të dashurohemi me trupin tonë. Ajo është kthyer në një referencë në botën e aktrimit, si në televizion ashtu edhe në film e teatër. Ajo ka fituar çmime të shumta, duke përfshirë një Oscar.

Shkathtësia e saj e ka lejuar atë të punojë në histori plot dramë dhe romancë. Kate nuk njihet vetëm për punën e saj si aktore. Ajo gjithashtu ka bërë lajme në shumë raste për variacionet e saj në peshë dhe se si disa media e kanë trajtuar imazhin e saj fizik. Në fakt, në vitin 2003, një revistë amerikane publikoi fotografi të saj në të cilat ajo ishte fotoshopuar për t’u dukur më e gjatë dhe më e hollë. Për Kate, këto lloj situatash nuk janë të reja. Në vitin 2017, ajo mori pjesë në një event në Londër ku foli për gjërat që ka përjetuar si fëmijë dhe sesi kapërceu komentet fyese që merrte për trupin e saj.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE