Funerali i Mbretëreshës Elizabetë/Përfundon shërbesa në kishën Westminster! (Live)

vovalbania September 19, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Funerali i Mbretëreshës Elizabetë/Përfundon shërbesa në kishën Westminster! (Live)

Në Westminster Abbey sapo përfundoi shërbesa fetare për funeralin e Mbretëreshës, në prani të 2 mijë të ftuarve. Kjo është kisha historike ku kurorëzohen mbretërit dhe mbretëreshat e Anglisë. Për Elizabetën e Dytë ky moment u shënua në vitin 1953, 6 vjet pasi në të njëjtin vend u martua me Princin Filip kur ende ishte princeshë. Që nga shekulli i 18-të, aty nuk mbahet shërbesë fetare funerali për një monark, edhe pse në vitin 2002 pati një të tillë për Nënën Mbretëreshë.

Në drejtimin e kësaj shërbese ishin klerikët e lartë David Hoyle dhe Justin Welby, të cilët vunë në dukje se vetëm pak liderë kanë marrë kaq shumë dashuri. Sipas tyre, “Elizabeta e Dytë ia kushtoi jetën shërbimit ndaj kombit dhe Commonwealth-it”. Nuk mbeti jashtë vëmendjes as mesazhi i famshëm “We’ll Meet Again” (Do të takohemi sërish), fjalë që monarkja ua drejtoi qytetarëve në kulmin e mbylljes nga pandemia koronavirus. Më tej, vunë në dukje se me admirim kujtojnë përgjegjshmërinë që karakterizonte monarken.

Gjatë liturgjisë, Mbreti Charles III, në krah të bashkëshortes Camilla u shfaq dukshëm i emoconur, me sy të kuq ndërsa fokusohej nga kamerat gjatë transmetimit direkt të funeralit të nënës së ndjerë, e cila mbretëroi për 70 vjet, deri kur mbylli sytë më 8 shtator, në moshën 96-vjeçare. Dukshëm të emocionuar edhe pjesëtarët e tjerë të Familjes Mbretërore. Në kishën Westminster të gjithë ishin veshur me të zeza, në shenjë zie.

Arkëmorti i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë u nxor nga Westminster Abbey për procesionin drejt Wellington Arch në Hyde Park Corner të Londrës. Krahas vargut të njerëzve që ecin ngadalë, në sfond dëgjohet Big Ben që për çdo minutë që kalon do të lëshojë tingullin sinjalizues, ndërsa në Hyde Park, çdo 5 minuta përshëndetja me armë. Publiku mund ta ndjekë nga afër procesionin në zonat e përcaktuara.

Me mbërritjen në Wellington Arch, rreth orës 13:00, 14:00 në Shqipëri, arkivoli vendoset në automjetin Jaguar Land Rover që përdoret në funeralet e anëtarëve të Familjes Mbretërore Britanike. Me këtë makinë nis udhëtimi për në ndalesën e fundit, Kështjellën Windsor. Kjo kështjellë e banuar nga 40 monarkë në rreth 1 mijë vite ka patur domethënie të veçantë për Mbretëreshën. Kur ishte adoleshente në vitet e Luftës së Dytë Botërore, u dërgua atje pasi Londra rrezikohej nga bombardimet. Gjithashtu e zgjodhi si vendqëndrim fiks në kohën e masave anti-COVID.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65769 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE