Shtetet baltike dhe Polonia bllokojnë kalimin e rusëve drejt vendeve të BE-së!

vovalbania September 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shtetet baltike dhe Polonia bllokojnë kalimin e rusëve drejt vendeve të BE-së!

Autoritetet në Estoni, Lituani dhe Letoni kanë nisur të hënën zbatimin e vendimit që u ndalon shtetasve rusë dhe bjellorusë aksesin në Bashkimin Evropian përmes territoreve të tyre.

Një vendim analog ka nisur të zbatohet edhe në Poloni dhe lajmi është konfirmuar nga Ministritë e Jashtëm të të katër vendeve.

Për masën në fjalë, e marrë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, u ra dakord gjatë bisedimeve të zhvilluara javën e kaluar mes zyrtarëve të shteteve baltike dhe Polonisë.

Një kufizim i ngjashëm është marrë edhe nga Republika Çeke, e cila nuk do t’u lejojë më hyrjen në territorin e saj shtetasve rusë dhe bjellorusë në zotërim të një vize të rregullt Schengen.

Ndërkohë, Danimarka dhe Vendet e Ulëta kanë zgjedhur të ndërpresin lëshimin e vizave afatshkurtra për qytetarët nga këto dy vende, edhe pse nuk do të ndalojnë hyrjen e atyre që janë tashmë në posedim të një vize të rregullt.

Masat janë marrë në mënyrë individuale nga këto shtete, pasi vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë qenë të ndara sa i takon një nisme të tillë.

Pak javë më parë, kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se, lufta në Ukrainë, motivi kryesor për vendosjen e kufizimeve, ishte një luftë e dashur nga presidenti Putin dhe jo nga qytetarët rusë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65255 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE