Gjatë kohës që Shakira ka qenë shtatzënë me fëmijën e saj të parë, Pique paska “bërë kërdinë”!

vovalbania September 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjatë kohës që Shakira ka qenë shtatzënë me fëmijën e saj të parë, Pique paska “bërë kërdinë”!

Së fundmi, detaje të reja tronditëse po vazhdojnë të dalin në ‘dritë’ sa i përket dyshes më të përfolur të momentit që është Shakira dhe Gerard Pique. Ka qenë përsëri fotografi Jordi Martin i cili në rrjetin e tij social Instagram, ka pretenduar se Pique e ka tradhtuar Shakira-n me modelen izraelite Bar Rafaeli që në vitin 2012.

Martin pretendon se ka një mik të përbashkët me modelen, i cili konfirmoi se bukuroshja bënte udhëtime të shpeshta në Barcelonë për t’u takuar me Pique. Në atë kohë, Shakira dhe Pique ishin në një lidhje 2-vjeçare dhe ka mundësi që ylli i muzikës të ishte në pritje të fëmijës së saj të parë.

Pretendimet e Martinit i kanë shtuar një tjetër kapitull dramatik ndarjes së diskutueshme mes ish-çiftit. Ndërkaq, ai shkroi se:

Pas një kohe të gjatë, më në fund kam qenë në gjendje të konfirmoj atë që dikur ishte një sekret i hapur. Tradhtia e supozuar e Gerard Piques ndaj Shakirës me Bar Refaelin në vitin 2012. Disa ditë më parë fola me një mik të ngushtë të Bar Refaelit, i cili ka qenë mik i imi prej shumë vitesh dhe ai mundi të konfirmonte se arsyeja e vizitave të shumta të top-modeles në Barcelonë ishte kjo.

Programi Socialite (Telecinco) siguroi se modelja, e cila ishte në lidhje me Leonardo DiCaprion nga viti 2006 deri në vitin 2011, udhëtoi në janar 2012 për të marrë pjesë në Camp Nou në Copa del Rey, një turne në të cilin luante Pique. Ndërkaq, teksa lidhja e Shakira-s me Pique ka arritur deri në pikën e divorcit, futbollisti duket nuk është aspak i kënaqur me kushtet e divorcit.

I ‘ngopur’ me qëndrimin e ish-partneres së tij, qendërmbrojtësi i Barcelonës thuhet se u ngrit në këmbë dhe u largua nga takimi ku diskutuan për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Pas shumë javësh negociatash dhe takimesh, lojtari katalanas kishte shpresuar t’i jepte fund kësaj telenovele.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65729 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE