Nuk ia doli të kualifikohej në Botëror, ja çfarë do të bëjë Lewandovski për Ukrainën!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Nuk ia doli të kualifikohej në Botëror, ja çfarë do të bëjë Lewandovski për Ukrainën!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/09//nuk-ia-doli-te-kualifikohej-ne-boteror-ja-cfare-do-te-beje-lewandovski-per-ukrainen.jpg)
Ukraina nuk ia doli të sigurojë një biletë për në Katar 2022, pasi e eliminoi Uellsi në finalen e Play Off-it, megjithatë flamuri i vendit do të jetë i pranishëm në eventin më të madh futbollistik të globit.
Kjo falë përfaqësueses polake dhe Robert Lewandowskit, që ka premtuar se në Katar 2022 do të mbajë në krah shiritin e kapitenit me flamurin e Ukrainës, në formë solidariteti me fqinjët që prej fillimit të vitit janë në luftë me Rusinë.
Lajmin e ka bërë të ditur ish sulmuesi legjendar i Ukrainës, Andriy Schevchenko, i cili vizitoi përfaqësuesen polake në grumbullim dhe deklaroi bashkë me Lewandowskin, vendimin për shiritin e veçantë në krah të kapitenit të Polonisë.