E dashura e Gerard Pique shfaqet nervoze rrugëve të Barcelonës, injoron pyetjet e gazetarëve!
Gerard Pique pas ndarjes nga Shakira duket se është duke shijuar lidhjen e tij me Clara Chia, madje këtë nuk e fsheh më as nga sytë e publikut. Së fundmi, dyshja u fotografua në Francë teksa po darkonin. Ndërkaq, një video e fundit tregon të dashurën e futbollistit duke ecur nëpër rrugët e Barcelonës me një mikeshë dhe një gazetare i bën asaj pyetje të shumta në lidhje me marrëdhënien me lojtarin e FC Barcelona. Ndërsa shoqja e saj përpiqet të mbulojë kamerën, Chia dukshëm shfaqet nervoze dhe nuk u përgjigjet pyetjeve që i bëhen.
Los gestos de Clara Chía Martí al ser consultada por su relación con Gerard Piqué. Fuente: (Europa Press) pic.twitter.com/LGQISEjJX1
— ES24 (@Es24Espana) September 20, 2022
Ndërkaq, Pique dhe Shakira ende nuk kanë arritur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Ndonëse situata mes tyre është shumë e tensionuar për momentin, ata e kanë të qartë se duan të shmangin me çdo kusht daljen në gjyq. Ndaj, mbetet për t’u parë nëse do të ketë një tjetër takim mes të dyve dhe nëse do të arrijnë të arrijnë një mirëkuptim për kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre, Milan dhe Sasha.
Së fundmi, Jordi Martin ka pretenduar se Pique e ka tradhtuar Shakira-n me modelen izraelite Bar Rafaeli që në vitin 2012. Fotografi pretendon se ka një mik të përbashkët me modelen, i cili konfirmoi se bukuroshja bënte udhëtime të shpeshta në Barcelonë për t’u takuar me Pique. Në atë kohë, Shakira dhe Pique ishin në një lidhje 2-vjeçare dhe ka mundësi që ylli i muzikës të ishte në pritje të fëmijës së saj të parë. Pretendimet e Martinit i kanë shtuar një tjetër kapitull dramatik ndarjes së diskutueshme mes ish-çiftit.