Kina prodhon maskën që e zbulon në ajër COVID-in!

vovalbania September 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kina prodhon maskën që e zbulon në ajër COVID-in!

Në Kinë po vjen maska anti-COVID e së ardhmes. Në vendin ku në dhjetor të vitit 2019 u evidentua për herë të parë virusi që tashmë ka mbërthyer botën duke u shndërruar në pandemi, me pasojë miliona viktima e të infektuar, tashmë po prezantohet kjo risi.

Paraprakisht, bëhet e ditur se maska “magjike” do të pajiset me një sensor të posaçëm, në gjendje që të detektojë praninë e infeksioneve apo të llojeve të tjera të viruseve në ajër. Edhe falë pranisë së një xheli e ritmit të frymëmarrjes, pajisja që e bën maskën speciale do të veçojë kampionët, për t’i analizuar në kohë reale. Mjaftojnë vetëm 10 minuta e më pas, për mbajtësit e kësaj maske do të vijë një mesazh informues në telefonin celular.

Në një artikull të publikuar nga revista Matter, studiuesit e Universitetit “Shanghai Tongji” dhanë detaje për objektin inteligjent që nuk “kap” vetëm Sars-Cov-2, por edhe të tjera lloje gripi.

Sa i përket përdorimit, mësohet se maska kineze do të funksiononte shumë mirë në hapësira me ajrosje të kufizuar, të tillë si ashensorë apo dhoma të mbyllura, aty ku është i lartë rreziku për t’u infektuar. Kjo bëhet e ditur nga Yin Fang, njëri prej autorëve të studimit.

Sensori funksionon mirë edhe në rast se qarkullojnë disa viruse dhe po ashtu është lehtësisht i përditësueshëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65240 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE