Nuk ka paqe për Adam Levine, dy modele të tjera publikojnë mesazhet flirtuese me këngëtarin!

vovalbania September 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk ka paqe për Adam Levine, dy modele të tjera publikojnë mesazhet flirtuese me këngëtarin!

Së fundmi të tjera akuza kanë ardhur në ‘adresë’ të Adam Levine nga dy modele të cilat pretendojnë se këngëtari u ka dëguar mesazhe flirtuese në Instagram. Menjëherë pasi pretendimet e Sumner Stroh të cilat Levine i ka mohuar u bënë virale, një grua e quajtur Alyson Rose ndau mesazhet e saj të supozuara me këngëtarin e Maroon 5, përfshirë një që thoshte:

Nuk duhet të flas me ty e di këtë apo jo?

Rose pretendoi se kishte shumë më shumë mesazhe, por zgjodhi të mos i shpërndante sepse ato nuk janë të përshtatshme dhe ajo nuk ndihej rehat duke postuar gjithçka.

Shumë nga miqtë e mi e dinin dhe ata ishin të tronditur. Unë mendoj nëse ndonjë vajzë tjetër e ka përjetuar këtë me të … Thjesht mendoj se ato duhet ta postojnë sepse ndihem shumë keq për gruan e tij dhe askush nuk e meriton këtë.

Në një video tjetër, Rosef ndau një ‘screenshot’ ku Levine supozohet se i thoshte se ishte fiksuar pas saj. Rose që atëherë i ka fshirë të dyja videot nga TikTok. Një grua tjetër, komediania Maryka, ndau në Story në Instagram mesazhet e supozuara me Levine, i cili edhe asaj i thoshte se ishte i fiksuar pas saj.

“A nuk je i martuar”, i ka shkruar Maryka, të cilës këngëtari dyshohet se është përgjigjur: “Po, por është paksa e komplikuar. Gjërat bëhen të vështira. Mund të ndahem.” Levine nuk ka reaguar pas pretendimeve të dy modeleve. Rikujtojmë se Levine është i martuar me modelen e ‘Victoria’s Secret’, Behati Prinsloo që nga viti 2014. Dyshja kanë vajzat Dusty Rose, 5 vjeçe dhe Gio Grace, 4-vjeçe dhe janë në pritje të fëmijës së tretë të tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65818 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE