Shpenzimet mujore marramendëse të çiftit Wanda-Icardi!
Futbollisti argjentinas, Mauro Icardi dhe bashkëshortja e tij, Wanda Nara, bëjnë një jetë luksoze, ndërsa së fundmi është mësuar se sa para shpenzojnë ata çdo muaj. Pas largimit nga Interi, sulmuesi e vazhdoi karrierën te Paris Saint-Germaini pas një transferimi prej afro 60 milionë euro, por në kryeqytetin francez nuk arriti të tregohej i rëndësishëm derisa u huazua te Galatasaray.
Megjithatë, pavarësisht të ardhurave më të ulëta në Turqi, ai dhe Wanda, e cila është njëherësh edhe agjente e tij, shpenzojnë një shumë të madhe parash çdo muaj. Agjenti argjentinas, Augusto Tartufoli, në emisionin televiziv Los Angeles de la Manana tha se:
Wanda shpenzon ndërmjet 400.000 dhe 500.000 euro në muaj për të jetuar. Këto para kanë shkuar për shpenzimet e shtëpisë në Milano, shkollave ndërkombëtare për fëmijët e tyre dhe gjërat e tjera. Te PSG, Mauro përfitonte 10 milionë euro në vit, mirëpo te Galatasaray paguhet rreth gjashtë milionë euro në sezon. Turqit i thanë se mund t’i ofronin vetëm 60.000 euro në muaj, sepse jeta në Turqi nuk është e shtrenjtë për të jetuar.
Rikujtojmë, se Mauro dhe Wanda prej muajsh janë në qendër të mediave botërore. Pas thashethemeve për divorcin, të kompletuara me audion dhe mohimin e saj të menjëhershëm për të, një “bombë” e re erdhi nga Argjentina. Sipas mediave, në fakt, ish-bashkëshortja e Maxi Lopez e ka tradhtuar sulmuesin e PSG-së me një tjetër futbollist i cili mbi të gjitha është i martuar.
Fillimisht futbollisti u tha se kishte tradhtuar gruan e tij me modelen China Suarez dhe tani duket se showgirl-i ia ka kthyer me të njëjtën monedhë. Për këtë është i bindur Lucas Bertero, drejtuesi i programit “A la tarde”. Kujtojmë se Wanda është edhe nëna e 5 fëmijëve, dy prej të cilëve i ka me futbollistin Mauro Icardi.