Ambasadorja Kim: Mbështesim Ballkanin e Hapur!

vovalbania September 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ambasadorja Kim: Mbështesim Ballkanin e Hapur!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim deklaroi sot se “Amerika mbështet të drejtën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që të jenë të integruar në Europë e të integruar mes tyre”.

Pas një konference për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Amerikës, diplomatja e Uashingtonit u pyet nga gazetarët në lidhje me “Ballkanin e Hapur”. Yuri Kim u shpreh “se sa i përket Ballkanit të Hapur pozicioni i SHBA-ve është shumë i qartë dhe nuk duhet të jetë as surprizë as kontrovers për njerëzit”.

Ne mbështesim të drejtën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që të jenë të integruar në Europë e të integruar mes ndërmjet tyre. Dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet, përfshirë Ballkanin e Hapur, në mënyrë që të jenë konsekuente e të kontribuojnë për procesin e integrimit që udhëhiqet nga Bashkimi Europian dhe që janë gjithashtu të hapur për të gjashtë vendet e Ballkanit.

Zyrtarisht, pjesë e nismës “Ballkani i Hapur” janë Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut dhe takimi më i fundit në kuadër të kësaj nisme u zhvillua në fillim të muajit në Beograd, ku u nënshkruan disa marrëveshje.

Në konferencën për shtyp nga Beogradi, kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç vunë në dukje se po afrohet dimër i vështirë e referuar krizës energjetike, bënë të ditur se vendet e “Ballkanit të Hapur” do të jenë pranë njëri-tjetrit që qytetarët ta vuajnë sa më pak. Kryeministri shqiptar dhe presidenti serb i bënë thirrje Bashkimit Europian të mos i braktisë si në kohën e pandemisë COVID-19. Më 2 shtator, Rama tha se do i drejtohen me shkrim Brukselit për t’i dhënë mbështetje financiare, që të përballohet kriza energjetike. Ndër të tjera shtoi se do të këmbëngulin që kërkesës së tyre t’i bashkohen edhe shtetet që nuk janë pjesë e “Ballkanit të Hapur”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65684 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE