Mund t’ju duket e çuditshme por ishte modelja Camila Morrone ajo që i dha fund lidhjes me DiCaprion!
Ylli hollivudian Leonardo DiCaprio është diskutuar gjithandej nëpër media që pas ndajres nga modelja Camila Morrone si dhe për faktin që shumica e të dashurave të tij kanë qenë më të vogla se 25 vjeçe. Së fundmi ‘The Sun’ ka raportuar se Camila ishte e fokusuar në karrierën e saj, ndërsa Leo tashmë po mendonte të bënte fëmijë dhe të qëndronte në shtëpi. Sapo Camila pa se cilat ishin qëllimet e Leos, ishte ajo që u nda me të.
Me pak fjalë nuk ishte Leo ai që e la Morrone-n pak pasi ajo mbushi 25 vjeçe. Aktori tashmë thuhet se po del me supermodelen Gigi Hadid. Së fundmi, babai i modeles Gigi, Mohamed Hadid ka komentuar në lidhje me romancën e supozuar të vajzës së saj me yllin hollivudian. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Daily Mail”, ai u shpreh se:
E kam takuar zotin DiCaprion në St.Tropez katër ose pesë vjet më parë dhe ai është një burrë shumë i mirë. Më pëlqeu.
Rikujtojmë, se Gigi dhe Leo u fotografuan së bashku në një festë pas Javës së Modës në New York të shtunën. Por thashethemet për romancën e tyre fillimisht nisën në gusht, pas ndarjes së DiCaprio-s nga Camilla Morrone. DiCaprio thuhet gjithashtu se mund t’i bashkohet kastit të “Squid Game” në një sezon të ardhshëm.
Lajmi u bë i ditur nga regjisori i serialit Hwang Dong-hyuk. Në një konferencë për shtyp në Seoul, regjisori u pyet nëse ndonjë aktor i njohur i Hollivudit do të luante në sezonin e 2-të të “Squid Game”. Sezoni i dytë do të fillojë xhirimet në 2023 dhe do të dalë në vitin 2024. “Squid Game” u shfaq premierë në Netflix një vit më parë. Seriali fitoi sukses duke qenë shfaqja televizive më e ndjekur në platformë.