Pasi u akuzua për ngacmim seksual ndaj dy fëmijëve, Tiffany Haddish rrëfen se ka humbur gjithçka!

vovalbania September 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pasi u akuzua për ngacmim seksual ndaj dy fëmijëve, Tiffany Haddish rrëfen se ka humbur gjithçka!

Së fundmi, aktorja e njohur Tiffany Haddish ka pretenduar se ka humbur gjithçka si rezultat i akuzave tashmë të hedhura poshtë për abuzim seksual ndaj 2 fëmijëve, të bëra kundër saj dhe kolegut Aries Spears. 42-vjeçarja tha për TMZ se:

Gjithçka u zhduk. Unë nuk kam punë.

Sipas IMDB , Haddish ka dy projekte në post-produksion, por tek asnjëra nuk po punon. Ajo gjithashtu nuk ka data të ardhshme për turneun e saj të komedisë. Së fundmi rikujtojmë se vëlla e motër, të cilët akuzuan Tiffany Haddish dhe Aries Spears për ngacmim seksual ndaj tyre kanë tërhequr padinë. Vajza e identifikuar si Jane Doe tha për TMZ se:

Familja ime dhe unë e kemi njohur Tiffany Haddish për shumë vite dhe tani e dimë se ajo kurrë nuk do të më dëmtonte mua apo vëllain tim apo të ndihmonte dikë tjetër të bënte ndonjë gjë që mund të na dëmtonte. I urojmë më të mirën Tiffany-t dhe jemi të lumtur që të gjithë mund ta lëmë këtë pas.

Megjithatë, Spears nuk u përmend në deklaratë. Ankesa fillimisht u depozitua më 30 gusht dhe ‘viktimat’ e supozuara pretenduan se Haddish e detyroi vajzën, asokohe 14 vjeçe dhe vëllain e saj, asokohe 7 vjeç, të merrnin pjesë në një skeç komedie. Haddish adresoi akuzat në fillim të këtij muaji, duke deklaruar në mediat sociale se për shkak se ka një çështje ligjore në vazhdim, nuk mund të fliste, por i mohoi akuzat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE