Genta Ismajli na tregon portretin e saj familjar dhe padyshim që na ‘i bëri sytë zemra’!

vovalbania September 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Genta Ismajli na tregon portretin e saj familjar dhe padyshim që na ‘i bëri sytë zemra’!

Këngëtarja e njohur e showbiz-it, Genta Ismajli u bë nënë për herë të parë më 21 janar të këtij viti. Së bashku me partnerin e saj turk, Usta janë bërë prindër, por me një lumturi të dyfishtë, pasi familjes së tyre i janë shtuar tanimë dy anëtarë të rinj, një vajzë dhe një djalë.

Genta nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram para pak muajsh publikoi një foto të dy veshjeve të binjakëve dhe gjithashtu zbuloi edhe një detaj tjetër, emrat e binjakëve të saj. Emrat e bebeve janë Icon dhe Blue Ivy.

E vetëm pak orë më parë, artistja ndau me ne një foto shumë të ëmbël të portretit familjar së bashku me bashkëshortin dhe dy binjakët e saj dhe mund të themi me plot gojë se na i bëri ‘sytë zemra’.

Pak pasi u bë nënë Genta publikoi këngën e saj në bashkëpunim me reperin gjerman Eko Fresh dhe Phat Crispy dhe në fillim të këtij sezoni veror lançoi një tjetër bashkëpunim, sërish në duet por me një reper turk dhe surpriza e saj quhet “Gidiyom”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE