Mbyllja e kopshtit ‘Turgut Ozal’, avokati: Urdhër i padrejtë nga Ministria e Arsimit
‘Shkelje e ligjit dhe një urdhër i padrejtë nga ministria e arsimit’- kështu e ka cilësuar avokati i kopshtit ‘Turgut Ozal mbylljen e institucioneve arsimore turke.
Në vendimet e qeverisë nga Këshilli i Ministrave u vendos mbyllja e kopshtin privat “Zubeyde Hanim”, Tiranë, pjesë e shoqërisë Turgut Ozal. Kopshti është mbyllur me urdhër të ministres së Arsimit dhe Sportit dhe shkak thuhet se është bërë konstatimi i shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi.
Në një komunikatë zyrtare, avokati Isuf Shehu e ka cilësuar këtë vendim të ministrisë së arsimit të padrejtë dhe në shkelje të ligjit. Juristi sqaroi se kopshti ka qenë pjesë e fondacionit Gulen para vitit 2004 dhe më pas kanë kaluar në emër të dikujt tjetër. Më tej, Shehu shton gjithashtu se në ministrinë e arsimit nuk kishte një dokumentacion të sqaruar e më pas ka filluar procedura me ministrinë e arsimit, ku më pas, nuk ka pasur një komunikim.
‘Ky kopsht ka qenë në këtë adresë prej vitit 2004. Ka patur një korrespondencë të vazhdueshme me ministrinë në fjalë. Në muajin shkurt ky fakt se në dosjen e tyre nuk kishte një dokumentacion është sqaruar dhe ka filluar procedura me ministrinë e arsimit. Ajo çfarë ka ndodhur është një mos komunikim nga ministria e arsimit. Shkelje e ligjit nga ministria e arsimit. Kjo është vërtetuar nga një urdhër i padrejtë nga ky institucion.
Ministrja mendon se brenda 3 ditëve dhe fëmijët mund të largohen nga kopshti por njerëzit nuk janë tastierë kompjuteri! Duan kohën e tyre gjithë ky lloj procesi dhe ne pikërisht këtë folëm me inspektorët. Për hir të së vërtetës është ky institucion privat që ka garantuar me kaq hapësira sa ka të vërtetën. Jam informuar nga një shkresë zyrtare.’- tha Shehu.
Në urdhër thuhet se ky kopsht ushtron aktivitetin në një godinë, për të cilin nuk është marrë miratimi nga ministri përgjegjës për arsimin dhe institucioni përkatës i licencimit. Kopshtit ju la detyrim të kthejë pagesat e kryera nga prindërit, të bëjnë të mundur transferimin dhe të plotësojë çdo dokumentacion që i kërkohen nga institucionet.
Kopshti është hapur në tetor të vitit 1998 dhe është pjesë e shoqërisë “Turgut Ozal” që financohet nga kleriku filantrop, Fethullah Gylen, që njihet si kundërshtari më i madh i presidentit turk Erdogan dhe jeton në SHBA.