Zgjedhjet e 25 shtatorit, Von der Leyen paralajmëron Italinë!
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen paralajmëroi Italinë përpara zgjedhjeve parlamentare për pasojat nëse ajo devijon nga parimet demokratike.
Këto parime, kreu i Ligës Matteo Salvini, partia e të cilit është pjesë e aleancës konservatore, i vlerësoi si “arrogancë të turpshme”.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje dje në Universitetin Princeton në Shtetet e Bashkuara, Von der Leyen theksoi shqetësimet në disa kryeqytete evropiane dhe sugjeroi se marrëdhëniet midis Brukselit dhe Romës mund të bëhen të trazuara nëse Meloni dhe partnerët e saj sigurojnë fitoren.
Ajo shtoi se Bashkimi Europian do të bashkëpunojë me çdo qeveri demokratike që dëshiron të bashkëpunojë”, raporton Reuters.
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, ka thënë se presidentin rus, Vladimir Putin e kanë “shtyrë” të nisë luftën në Ukrainë, dhe që të instalojë qeverinë e re në Kiev. Këto komente pritet të shqetësojnë aleatët perëndimorë, pasi Italia do të mbajë zgjedhjet më 25 shtator.
Berlusconi, partia e të cilit, Forza, i takon koalicionit të të djathtës ekstreme, pritet të fitojë zgjedhjet e përgjithshme të dielën. Komentet e tij kanë vënë në pah çarjet brenda koalicionit për luftën në Ukrainë. Berlusconi, mik personal i liderit rus, ka minimizuar instiktet luftarake të Putinit, pasi ka kërcënuar se do të përdorë armë bërthamore, pas zmbrapsjeve të ushtrisë së tij në Ukrainë.
Giorgia Meloni nga partia e djathtë, Vëllezërit e Italisë, kandidate për kryeministre, është zotuar se do të vazhdojë të mbajë qëndrim të njëjtë sikurse të Draghit, mirëpo Berluscioni dhe aleati i tij Matteo Salvini, kanë qëndrime tjera. Plani i Rusisë ka qenë që të pushtojë Kievin “brenda një jave” dhe ta zëvendësojë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, me një “Qeveri të njerëzve të denjë” dhe të largohet “javën pasuese”, ka shtuar ai.