Agresioni rus në Ukrainë, Toyota merr vendimin drastik!

vovalbania September 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Agresioni rus në Ukrainë, Toyota merr vendimin drastik!

Toyota ka konfirmuar së fundmi se do ta mbyllë përgjithmonë fabrikën e saj në Rusi, në të cilën prodhimi ishte pezulluar nga muaji mars pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë. Prodhuesi japonez i makinave deklaroi se nuk do të nisin riprodhimin as në të ardhmen pas mbylljes së fabrikave prej më se gjashtë muajve për shkak të sanksioneve të importit të vendosura nga Bashkimi Evropian që bllokojnë pjesët dhe ndërtimin e makinave.

Para se puna të pezullohej, sipas Autocar, fabrika prodhonte Toyota Camry dhe Toyota RAV4 me një kapacitet vjetor prej 100,000 njësive. Punëtorëve, të cilët u mbajtën në punë gjatë pezullimit, do t’u ofrohet ndihmë për ri-punësim, rikualifikim duke shtuar se atyre do t’u jepet pagesë shtesë. Në një deklaratë, kompania tha:

Vendimi për të ndaluar prodhimin e makinave Toyota në Rusi nuk është një vendim që ne e kemi marrë lehtë. Përgjatë 80 viteve të fundit, ne kemi zhvilluar biznesin dhe markën tonë me mbështetjen e aksionarëve nga e gjithë bota. Ne tani duhet të veprojmë në një mënyrë e cila na lejon neve që t’i mbrojmë vlerat dhe parimet që u ndërtuan nga paraardhësit dhe të jemi të sigurt se mund t’ia përcjellim ato brezit të ardhshëm.

Toyota është brendi i fundit nga disa prej prodhuesve të makinave që janë tërhequr nga Rusia. Ndonjëherë mendohet se asgjë nuk mund t’i ndalë prodhuesit e makinave që të nxjerrin në treg ‘bishat’ e tyre por së fundmi një tajfun i fuqishëm ka detyruar markat Toyota dhe Nissan që t’i pezullojnë prodhime në fabrikat në Japoninë jugperëndimore gjatë kësaj jave. Dy kompanitë do të shkurtojnë turnet, edhe pse akoma nuk ka detaje mbi numrin e makinave që do të humbasin nga prodhimi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE