Modelja ruse rrezikon burgun vetëm sepse përdori Instagramin!

vovalbania September 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Modelja ruse rrezikon burgun vetëm sepse përdori Instagramin!

Një modele 18-vjeçare mund të dënohet me 6 vite burg në Rusi, pasi profili i saj në Instagram konsiderohet “aktivitet ekstremist”. Veronika Loginova, e cila ka mbi 550 000 ndjekës në këtë rrjet social, rrezikon qelinë pavarësisht se nuk ka postuar përmbajtje politike në profil. Ajo akuzohet nga prokuroria për ekstremizëm për shkak të veprimeve të saj që kanë për qëllim të tërheqin njerëzit drejt Facebook dhe Instagram. Modelja reagoi në videon e saj të fundit në Instagram duke shprehur:

Kurrë nuk kam prekur tema politike dhe tani rrezikoj 6 vite burg… sepse përdor Instagramin. Kjo është Rusia, por unë do të vazhdoj të flas.

Në muajin mars, një gjykatë në Rusi ndaloi këto dy rrjete sociale, duke thënë se kanë aktivitet ekstremist. Autoritetet ruse kanë bllokuar qasjen edhe në Facebook pasi kjo platformë bllokoi disa postime të bëra nga mediat në pronësi shtetërore. Gjatë vitit të fundit, Moska ka ndërmarrë një sërë masash për të kufizuar qasjen në mediat e pavarura, përfshirë edhe në media sociale.

Së fundmi sipërmarrësit rusë të teknologjisë lançuan një aplikacion të ngjashëm me Instagram për ndarjen e fotografive. Shërbimi i ri, i njohur si Rossgram, është i disponueshëm për përdoruesit që nga data 28 mars dhe do të ofrojë edhe akses me pagesë për disa përmbajtje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE