Nju Jork, kryeministri Rama takon nënsekretaren Nuland/Diskutime edhe për agresionin iranian!

vovalbania September 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nju Jork, kryeministri Rama takon nënsekretaren Nuland/Diskutime edhe për agresionin iranian!

Në vijim të vizitës në Nju Jork ku merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryeministri Rama u prit nga nënsekretarja e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA-ve, Victoria Nuland. Përmes një postimi në rrjetet sociale, shefi i qeverisë informon se diskutuan për një sërë çështjesh që lidhen me Shqipërinë, të tilla si agresioni iranian përmes sulmeve kibernetike të korrikut e shtatorit, si dhe plani i fuqizimit të mbrojtjes kibernetike. Jashtë vëmendjes nuk mbetën as nisma Ballkani i Hapur e dialogu Kosovë-Serbi.

Kryeministri Rama shkruan:

Me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland, për agresionin iranian dhe planin e përbashkët të fuqizimit të mbrojtjes kibernetike; portin e ri tregtar të Durrësit dhe bazën e re ushtarake detare; krizën energjitike dhe solidaritetin mes vendeve të aleancës pro Ukrainës për përballimin e saj; rolin e Shqipërisë në rajon, Ballkanin e Hapur si platformë paqeje dhe nevojën për përparim thelbësor në dialogun Kosovë-Serbi.

“Përgjigjja e menjëherëshme me sanksione ndaj sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë, ishte pjesë e një strategjie drejt synimit për të parandaluar sulmet kibernetike në të ardhmen”. Zëvendës Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për Teknologjinë Kibernetike dhe atë në Zhvillim, Anne Neuberger i tha Zërit të Amerikës se “çdo vend i NATO-s duhet ta kuptojë që sjell rreziqe për të gjithë aleatët, nëse nuk zbaton praktikat e duhura të sigurisë kibernetike”. Ditë më parë, administrata amerikane vendosi sanksione ndaj Iranit për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, ndonëse kjo nuk e ndaloi Teheranin që në shtator të ndërmerrte një sulm të dytë.

Eshtë e qartë se është e nevojshme të ketë praktika të mira të sigurisë kibernetike në mes gjithë anëtarëve të NATO-s. Çdo anëtar i NATO-s duhet ta kuptojë që sjell rreziqe për të gjithë aleatët nëse nuk zbaton praktikat e duhura të sigurisë kibernetike. Kjo është një nga arsyet që ne kemi punuar shumë nga afër në kontekstin e NATO-s, sa i përket sigurisë kibernetike dhe për të krijuar aftësitë e reagimit ndaj incidenteve kibernetike në NATO, për të përforcur aftësitë kibernetike të NATO-s, sepse është e qartë që duhet bërë më shumë punë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65784 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE