SHBA, pajisje të reja votimi në Xhorxhia/Ato të zgjedhjeve të 2020-ës u prekën nga të pa’autorizuar!

vovalbania September 24, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
SHBA, pajisje të reja votimi në Xhorxhia/Ato të zgjedhjeve të 2020-ës u prekën nga të pa’autorizuar!

Në Amerikë, Sekretari i Shtetit i Xhorxhias njoftoi se do të zëvendësohen paisjet zgjedhore në njërin qark, pasi në to patën akses persona të paautorizuar, dy muaj pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2020, të fituara nga Joe Biden.  Më 7 janar 2021, një ekip ekzaminuesish kompjuterash të punësuar nga aleatë të ish-presidentit Donald Trump, udhëtuan drejt Bashkisë Coffee, rreth 320 kilometra në juglindje të Atlantas. Një përfaqësues i kompanisë tha se ata bënë kopje të plota të serverit qendror të sistemit të menaxhimit të zgjedhjeve, si dhe të të tjera pjesëve përbërëse të sistemit zgjedhor. Më vonë gjatë atij muaji, dy persona të përfshirë në përpjekjet për të diskredituar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, gjithashtu kaluan disa orë brenda zyrave zgjedhore, duke patur akses te paisjet.

Pas humbjes, Trump dhe mbështetësit e tij hodhën pretendime të pavërtetuara, për disa makineri votimi. Autoritetet njoftuan se nuk pati prova për probleme të zgjeruara me paisjet e votimit. Sekretari i Shtetit, Brad Raffensperger bëri të ditur se po vazhdon një hetim mbi aksesin e paautorizuar te pajisjet, nga ish-zyrtarët e zgjedhjeve të Bashkisë Coffee.

Kushdo që ka shkelur ligjin duhet të ndëshkohet me forcën e tij të plotë. Por, zyrtarët aktualë të zgjedhjeve në Bashkinë Coffee duhet të ecin përpara me zgjedhjet e vitit 2022 dhe të jenë në gjendje ta bëjnë këtë, pa shpërqëndrim.

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë ish-zyrtarët e zgjedhjeve në Bashkinë Coffee duke lejuar aksesin e individëve të paautorizuar tek pajisjet, që sipas ligjit të Xhorxhias, duhej të ishin siguruar.

Pamjet u bënë publike në përgjigje të fletëporosive nga paditësit, në një proces gjyqësor të zgjatur.

Serveri i menaxhimit të zgjedhjeve të këtij qarku dhe stacioni qendror i punës i skanerit u zëvendësuan në qershor 2021. Qarku do të marrë 100 makineri të reja votimi me ekran me prekje, 100 printera, 10 skanera zonalë, 21 tableta që përdoren për të regjistruar votuesit dhe karta të reja memorieje e disqe të jashtëm që do të instalohen e testohen, para votimit të radhës.

Marilyn Marks, drejtore ekzekutive e Koalicionit për Mirëqeverisje, një ndër paditësit për pajisjet e votimit, tha se “serveri i menaxhimit të zgjedhjeve dhe stacioni qendror i skanerit duhet të zëvendësohen gjithashtu”. Gjithashtu, zyrtarët zgjedhorë në qarkun më të populluar të shtetit, brenda dhe përreth Atlantës, pushuan nga puna një punonjës pasi mësuan se “informacionet e identifikueshme personale u ndanë me një individ që nuk ishte i autorizuar”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65777 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE