Si e priti Zayn Malik romancën e re të Gigi Hadid me DiCaprion? Pritej ky reagim nga këngëtari!

vovalbania September 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si e priti Zayn Malik romancën e re të Gigi Hadid me DiCaprion? Pritej ky reagim nga këngëtari!

Ish-partneri i modeles Gigi Hadid, këngëtari Zayn Malik ka reaguar për romancën e re të nënës së vajzës së tij me yllin hollivudian Leonardo DiCaprio. Malik duket se ka hequr nga Instagrami modelen me të cilën ishte në një lidhje për 6 vjet përpara ndarjes së tyre një vit më parë. Hadid nga ana tjetër ende e ndjek Malik.

Veprimi i këngëtarit vjen menjëherë pasi ‘Us Weekly’ dhe ‘People’ raportuan se Hadid dhe DiCaprio janë në krahët e njëri-tjetrit. Dyshja e njohur Hadid dhe DiCaprio kanë qenë në qendër të vëmendjes që kur u panë në fillim të këtij muaji duke u shoqëruar në New York gjatë Javës së Modës. Një burim tha se:

Ata po kalojnë një kohë të mirë së bashku dhe Leo është shumë i tërhequr nga Gigi.

Romanca e DiCaprios dhe Hadid vjen pak më shumë se një muaj pasi u konfirmua se aktori i dha fund lidhjes me Camila Morrone. DiCaprio është konsideruar si një nga njerëzit më të dashur të Hollywood-it që kur ai u bë i njohur si Jack Dawson në filmin “Titanic” së bashku me Kate Winslet.

Edhe pse aktori, 47 vjeç, ishte shfaqur në filma të tjerë të suksesshëm si “What’s Eating Gilbert Grape” dhe “This Boy’s Life” kur ishte adoleshent, ai u bë menjëherë një seks simbol në vitin 1997 duke luajtur rolin e Jack, i cili lundroi në Titanik dhe u dashurua me Rose DeWitt Bukater. Që atëherë, Leo ka shijuar disa romanca jashtë ekranit dhe në jetën e tij personale, me aktorin që ka një prirje të veçantë për vajzat shumë më të reja se ai vitet e fundit. Në vitin 2016, u shfaqën spekulime në lidhje me ‘ngërçet’ seksuale të Leos.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65254 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE