Dëmtohet rëndë Cristiano Ronaldo/Portieri çek i thyen hundën në fushë!

vovalbania September 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dëmtohet rëndë Cristiano Ronaldo/Portieri çek i thyen hundën në fushë!

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo së fundmi ka pësuar një dëmtim të frikshëm, teksa fytyra e tij u mbulua nga gjaku teksa ai ishte në fushë gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Portugalisë dhe Çekisë. Në minutën e 12-të të ndeshjes të Portugalisë kundër Republikës Çeke, ai kërceu për të goditur topin, por u përplas me duart e zgjatura të portierit vendas.

Tomas Vaclik nuk kishte asnjë qëllim keqdashës, por ish-portieri i Sevillas i dha Ronaldos një goditje që i shkaktoi hundë të përgjakur dhe që kërkonte trajtim menjëherë në fushë.

Sulmuesi i talentuar nuk u detyrua të largohej nga fusha, por kontrollet pas ndeshjes do të mund të konfirmojnë nëse është bërë ndonjë dëmtim serioz. Nëse zbulohet se ai në fakt ka thyer hundën, kjo mund ta vërë në dyshim pjesëmarrjen e Ronaldos për ndeshjen e madhe kundër Spanjës të martën.

Është e pabesueshme ajo që raportohet nga “The Times” gjithashtu. Cristiano Ronaldo padiskutim po përjeton momentet më të këqija në karrierën e tij futbollistike. Sulmuesi portugez kërkon dëshpërimisht të largohet nga “Old Trafford” pasi tashmë për teknikun Erik ten Hag nuk është as një zgjedhje për formacionin bazë, teksa ndeshjet e fundit me Manchester United i ka nisur nga stoli.

Por përveç kësaj shumë skuadra janë raportuar se kanë refuzuar transferimin e CR7, pasi nuk mbulojnë dot kërkesat financiare të ish-yllit të Real Madrid. Si një “rrufe në qiell” të hapur ka ardhur edhe refuzimi nga ish-klubi i portugezit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65263 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE