Digjet në Bilisht makina në pronësi të 27-vjeçares problematike që u konfliktua me policinë më parë
Një makinë është djegur në Bilisht rreth orës 02:20 pas mesnatës. Bëhet me dije se automjeti është në pronësi të shtetases Deizi Arapi, kjo e fundit e njohur për konfliktin me policinë e këtij qyteti ku edhe me pas u shoqërua në komisariat.
Kjo është hera e dytë që 27-vjeçares i digjet makina në derën e shtëpisë. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, por nuk përjashtohet mundësia e konflikteve të saj.
Deizi Arapi u arrestua një muaj më parë pasi u konfliktua me punonjësit e policisë gjatë shoqërimit në Komisariat pas ankesave të banorëve për prishje të qetësisë publike.
27-vjeçarja së bashku me të motrën, Xhesika Arapi u shoqëruan në komisariat më 23 gusht, gjatë natës ndërsa udhëtonin me makinën e tyre bërtasin nëpër qytet.
Kur policia mbërriti për t’i shoqëruar, motrat nuk kursyen fjalorin banal ndaj uniformave blu.
Në vitin 2018-të Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 25.09.2022, rreth orës 02:20, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në përdorim të shtetases D. A., banuese në Bilisht, i cili ishte i parkuar para banesës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit“, sipas policisë.