Goditet me thikë adoleshenti shqiptar; u grabit në Firence
vovalbania
September 25, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Një 17-vjeçar shqiptar është goditur me thikë në Firence nga persona ende të paidentifikuar që kanë tentuar ta grabisin.
Sipas policisë që po ndjek rastin, 17-vjeçari po kthehej nga një shëtitje mbrëmjen e së premtes kur u përball me dy persona të panjohur në lagjen Rifredi.
Të dy e goditën me thikë fillimisht në këmbë, pastaj në gjoks për t’i marrë portofolin dhe disa sende të tjera personale.
17-vjeçari i plagosur arriti të merrte në telefon urgjencën e spitalit Careggi.
U njoftua edhe policia e cila me ndihmën e një përkthyesi arriti të shpjegonte ngjarjen, shkruan Ansa.
Djali flet vetëm shqip dhe për këtë arsye ishte e vështirë të rindërtoheshin faktet dhe të identifikohej pika e sulmit.
Hetimet janë në vazhdim.