Shqiptari u gjet i masakruar dhe i varur në pemë, zbardhen detaje të reja nga ngjarja tronditëse, ka të arrestuar (Dyshimet)
Autoritetet italiane vijojnë hetimet për vrasjen e 43-vjeçarit shqiptar Fatmir Ara, trupi i të cilit u gjet i masakruar dhe i varur në një pemë pasi ishte denoncuar i zhdukur.
Teksa më herët u arrestua një 30-vjeçar, me banim në Mathi, në pranga ka rënë edhe një grua 44-vjeçare. Sipas mediave italiane të dy personat e arrestuar akuzohen për bashkëpunim në vrasje me paramendim.
Fatmir Ara u gjet i lidhur në një pemë më 4 shtator në fshatin San Carlo, Canavese pranë Torinos dhe sipas autoriteteve, fillimisht u masakrua me thikë para se të ekzekutohej me të paktën 3 plumba pistolete, edhe pse dyshohet se janë përdorur dy armë zjarri nga autorët.
Davide Osella, i cili pranoi krimin, pas një marrjeje të gjatë në pyetje pas arrestimit ka dhënë indikacione të sakta për gjetjen e telefonit të viktimës, të hedhur larg në distancë nga vendi ku është kryer krimi, dorezat e përdorura për kryerjen e vrasjes dhe arma.
Fatmir Ara në zonë njihej nga të gjithë si “Miri”. Përveç përfshirjes së tij në trafikun e droge , Ara, disa vite më parë (2018) ishte arrestuar dhe i dënuar me tri vite burg.