“Vendime të rëndësishme”, Fjoralba Ponari na bën të dyshojmë me postimin e fundit!

vovalbania September 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Vendime të rëndësishme”, Fjoralba Ponari na bën të dyshojmë me postimin e fundit!

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.

Vetëm pak më parë Fjoralba ka postuar në Instastory një foto të partnerit të saj të zemrës duke mbajtur në krahë një bebe, ku shkrimi në foto na ka bërë të dyshojmë për planet e tyre të ardhshme, duke vënë në dilemë për të pasur edhe ata një fëmijë së shpejti. Në foto bukuroshja shkruan:

Foto si kjo mund të bëhen shkak vendimesh të rëndësishme!

Fjoralba rrallëherë flet apo poston në rrjete sociale momente me të dashurin e saj, por kur e bën sigurohet të na i bëjë sytë me zemra. E teksa prej kohësh tanimë, dyshja jetojnë të lumtur së bashku mund që të presim një hap më të madh si përshembull një fëmijë prej tyre dhe pikërisht për këtë janë kuriozë ndjekësit, por duket se kjo nuk është në planet e bukuroshes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65714 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE