“Ehh moj gru u rrite” Stresi dhe Keisi konfirmojnë ribashkimin?
Historia e dashurisë mes Stresit dhe Keisit është padyshim një nga më të bukurat! Reperi ka qenë i lidhur me të që kur ajo ka qenë një adoleshente dhe edhe pse distanca u bë shkak për ndarjen e tyre, pasi Keisi jeton në Kanada dhe reperi është vazhdimisht në lëvizje, dyshja vazhdon të ruajnë marrëdhënie shumë të mira.
Keisi së fundmi ka postuar në Instastory një foto të saj dhe ka vendosur një nga këngët e publikuara së fundmi nga Stresi, e cila titullohet “Mke harru”. E duket se reperi nuk ka rezistuar dot dhe e ka ripostuar në Instastoryn e tij, ku reagimi i tij ka marrë gjithë vëmendjen, pasi e ka cilësuar bukuroshen si gruan e tij, duke na bërë kështu të kuptojmë se të dy po i japin një mundësi tjetër njëri-tjetrit.
Eh moj gru u rrite
Keisi është diskutuar shumë ditët e fundit në lidhje me punën e saj si një kamariere në një lokal nate në Kanada. Ajo ka diskutuar më gjatë lidhur me këtë punë ku ka thënë se nuk i vjen turp dhe se e bën me krenari. Nga ana tjetër ajo u ndal dhe tek marrëdhënia e saj me Stresin. Ajo u shpreh se gëzojnë respekt me njëri-tjetrin dhe arsyeja pse nuk janë divorcuar është se nuk kanë qenë në Shqipëri dhe nuk e kanë pasur urgjente.