Kopshti që prej 22 vjetësh nuk ujitet!
Prej 22 vitesh një ndër kopshtet mbretërore Hyde Hall në Eseex nuk është ujitur. Bimët janë rezistente ndaj thatësisë dhe lulëzojnë për mrekulli. Ky kopsht tërheq një numër të madh vizitorësh, jo vetëm nga Britania, por edhe të tjerë të huaj. Kopshti “Dry garden” është rregulluar vetëm me bimë që e përballojnë thatësirën, me origjinë nga Mesdheu, Australia, Amerika e Jugut dhe Afrika. Pesë bimët të cilat rriten në mënyrë të shkëlqyeshme në këtë kopsht janë:
1.Stipa gigantea (Tërshëra e artë)
2.Ballota pseudodictamnus
3.Eschscholzia californica (Lulëkuqja e Kalifornisë)
4.Hylotelephium
5.Myrtle
Rikujtojmë, se “Kopshti helmues” në Northumberland, Angli, është shtëpia e më shumë se 100 bimëve toksike e narkotike dhe është i hapur për publikun. Tabela në portën e zezë hyrëse të kopshtit lexon: “Këto bimë mund të vrasin!”.
Paralajmërimi nuk është një shaka, pasi bimët që rriten në këtë kopsht janë disa nga llojet më vdekjeprurëse në botë. Që prej themelimit në vitin 2005, çuditërisht kopshti pret një numër të madh vizitorësh. “Përpara se ata të hyjnë, duhet të marrin udhëzimet përkatëse për të qenë të sigurt,”-shprehet Dean Smith, një udhërrëfyes i “Kopshtit helmues”.
Ndërkaq, të rrisësh lule nuk është aq e lehtë sa mund të duket. Ato nuk kanë nevojë vetëm për ujë dhe dritë, por secila prej tyre kërkon një kujdes të veçantë nga ne. Ndodh shpesh të harrojmë t’i ujisim, por do të habiteni nëse ju themi se mbiujitja është një ndër shkaqet më të zakonta të tharjes së luleve.
Duke menduar me të drejtë se lulet kanë nevojë për ujë, gabojmë me masën duke i ujitur më shumë se ç’duhet. Shkrirja e ngadaltë e kubave të akullit i jep kohë të mjaftueshme rrënjëve të lules të thithin sasinë e ujit që kërkojnë. Në vend që të mbushni vazon plot me ujë, vendosni rreth 4-5 kuba akulli në mënyrë që bima ta thithë gradualisht atë.