Ndjekësit bëjnë për ‘ujë të ftohtë’ këngëtaren e njohur pasi u shfaq e veshur me të bardha në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Ndjekësit bëjnë për ‘ujë të ftohtë’ këngëtaren e njohur pasi u shfaq e veshur me të bardha në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/09//ndjekesit-bejne-per-uje-te-ftohte-kengetaren-e-njohur-pasi-u-shfaq-e-veshur-me-te-bardha-ne-dasmen-e-armines-dhe-shkelzenit.jpeg)
Ditën e djeshme, blogerja e njohur Armina Mevlani veshi fustanin e bardhë dhe i tha ‘Po’ në altar partnerit të saj, Shkëlzen Berisha në një dasmë që padyshim mori një vëmendje shumë të madhe në rrjete sociale. Nuk munguan në portale e media online foto dhe video nga ambienti i brendshëm, por dhe nga postimet e të ftuarve kuptuam disa nga VIP-at e ftuar në dasmë.
Mirëpo, ashtu si në çdo organizim të tillë nuk mund të mungojnë komentet nga ndjekësit. Një prej tyre, këngëtarja e njohur Eranda Libohova është kritikuar në komente pasi ka ndarë në llogarinë në Instagram veshjen e saj. Ajo është shfaqur e veshur me një fund të gjatë dhe një xhaketë në ngjyrë të bardhë, gjë që sipas ‘rregullave të pashkruara’ të dasmave konsiderohet si shkelje e kodit të etikës dhe për këtë nuk ka munguar ‘kryqëzimi’ nga ana e fansave.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/09/ndjekesit-bejne-per-uje-te-ftohte-kengetaren-e-njohur-pasi-u-shfaq-e-veshur-me-te-bardha-ne-dasmen-e-armines-dhe-shkelzenit-6331a864ef097.jpeg)
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/09/ndjekesit-bejne-per-uje-te-ftohte-kengetaren-e-njohur-pasi-u-shfaq-e-veshur-me-te-bardha-ne-dasmen-e-armines-dhe-shkelzenit-6331a865acd17.jpeg)
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/09/ndjekesit-bejne-per-uje-te-ftohte-kengetaren-e-njohur-pasi-u-shfaq-e-veshur-me-te-bardha-ne-dasmen-e-armines-dhe-shkelzenit-6331a8665d26f.jpeg)
Ndërkohë, nga dita e djeshme ka qenë vetë Armina që ka ndarë me ne një video në llogarinë e saj në Instagram ku na tregoi si dukej si nuse e veshur me të bardha dhe Shkëlzenin me kostumin e dhëndrit teksa ecnin përdore duke kurorëzuar kështu dashurinë e tyre me këtë dasmë kaq madhështore.