Për t’u dukur si modelja Bella Hadid, mjafton të ndiqni këto këshilla!

vovalbania September 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për t’u dukur si modelja Bella Hadid, mjafton të ndiqni këto këshilla!

Së fundmi në TikTok është bërë trend konturimi i faqeve, për të theksuar mollëzat dhe për t’u dukur si supermodelja e njohur Bella Hadid. Por, çfarë duhet të bëni? Së pari, bëj një “Y” në pjesën e poshtme të mollëzave dhe në fundin e tyre. Shpërndaje me kujdes në anë të kundërta, pra, në pjesën e mollëzës në drejtim lart; në pjesën e fundit, në drejtim nga mjekra. Besoji procesit!

@melisekrem

how to: Sculpted Cheekbones ✨ would you try this? 🤍 ib: @kali.ledger + @nikkietutorials #contouring #contourhacks #cheekbones

♬ n side – jaz 🎸

Rikujtojmë se së fundmi, modelja e njohur ka postuar në rrjetin e saj social Instagram në lidhje me një kauzë të rëndësishme. Hadid ka bërë thirrje që të miratohet një projektligj që do të mbrojë të drejtat e kuajve, shumë prej të cilëve transportohen, në kushte të mjerueshme, në vendet ku lejohet therja dhe konsumimi i tyre. 25-vjeçarja ka postuar një foto të saj duke përqafuar një kalë dhe në të njëjtin postim një video tronditëse nga thertoret.

Bukuroshja siç tanimë të gjithë e dinë dhe e kanë parë ka një nga trupat më në formë që kemi parë në pasarela. Për të ruajtur linjat e saj trupore, Bella i kushton vëmendje dietës së saj dhe stërvitet shumë. Së fundmi, 25-vjeçarja përmes llogarisë së saj në TikTok, ka ndarë me fansat sallatën e saj të preferuar të shëndetshme dhe ushqyese, për të qëndruar në formë.

Kjo është një recetë shumë e thjeshtë që përfshin vetëm 5 përbërës dhe është shumë e shijshme dhe me pak yndyrë. Ndërkaq, Bella ka shkruar se:

Gjithçka që ju nevojitet është rukola, kastravec, piper i kuq, djathë dhe avokado.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE