Sa qenka rritur! Aurela Hoxha ndan një foto të vogëlushit të saj…
Aurela Hoxha e mbajti në fshehtësi të plotë shtatzëninë e saj dhe vetëm kur djali i saj lindi modelja e bëri publike. Alaron është emri me të cilin ajo pagëzoi vogëlushin e saj, të cilin e poston shumë rrallë në rrjete sociale.
E duket se më shumë se një vit pasi është bërë mama, vogëlushi i bukuroshes qenka rritur shumë e mund të qëndrojë vetë në këmbë dhe këtë na e tregoi vetë modelja me një foto të tijën, duke u siguruar që t’i fshehë portretin me një ’emoji’.
Tanimë ka kaluar 1 vit që nga momenti që Aurela është bërë nënë mirëpo nuk e kemi parë partnerin e blogeres, pasi ajo ka zgjedhur që ta mbajë atë shumë diskret. Në këtë mënyrë bukuroshja ka shtuar kuriozitetin se kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën dhe të gjithë janë ‘sy e veshë’ për të zbuluar se cili është ai.
Vetëm disa ditä më parë, modelja seksi më në fund ndau një video në rrjete sociale, por nuk zgjodhi të na zbulojë asgjë më shumë vetëm krahun e tij, teksa ecin së bashku. Edhe pse nuk mund të identifikojmë diçka nga ky postim, të paktën Aurela ‘theu akullin’.